Pejë, 25 shtator 2018 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit SH.G, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se : “Me datë 23.09.2018 rreth orës 11:04 min, në Deçan, e privon nga jeta personin…
Pejë, 25 shtator 2018 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit SH.G, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :
“Me datë 23.09.2018 rreth orës 11:04 min, në Deçan, e privon nga jeta personin A.T dhe me këtë rast vë në rrezik jetën e personave të tjerë, në atë mënyrë që pasi i pandehuri merr një telefonatë, ulet në karrigen e kasës dhe nga sirtari nxjerr revolen, fut fyshekun në tytë dhe e qëllon viktimën, i cili pëson vdekje të menjëhershme ” dhe
“Me datë 23.09.2018 rreth orës 11:04 min, në Deçan, në kundërshtim me Ligjin për Armë ka mbajte në pronësi armën e tipit Beretta, 1 karikator dhe 11 fishekë pa lejen e organeve kompetente “
Me këto veprime i pandehuri SH.G. dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar nga data 23.09.2018 deri me datë 22.10.2018.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.