Sot, me datë 22.tetor.2018, gazetarët dhe studentët në bashkëpunim me OSBE-në, në Gjykatën Themelore në Pejë, mbajtën një gjykim të simuluar mbi rëndësinë e transparencës së gjykatës në punën e saj.
Fillimisht, Kryetari i Gjykatës mbajti një fjalim hyrës ku njoftoj të pranishmit shkurtimisht me sistemin e drejtësisë dhe marrëdhëniet e gjykatës me publikun.
Pas kësaj u mbajt gjykimi i simuluar e drejtuar nga trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtar profesionist të Gjykatës Themelore në Pejë, i udhëhequr nga Kryetari i Gjykatës ku pas seancës së simuluar u bisedua me gazetarët dhe studentët e pranishëm mbi rëndësinë e raportimeve të drejta nga Gjykata dhe procedurat gjyqësore për bashkëpunimin e gjykatës me gazetarët për ҫështjet që nuk mund të jenë publike dhe ҫështjet që janë publike.
Gjatë këtij takimi anëtarët e turpit gjykues u përgjigjen në të gjitha pyetjet e parashtruara nga studentët dhe gazetarët.