08 mars 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurit M.Z.
I pandehuri M.Z u lirua nga aktakuza gjëja se gjatë periudhës Qershor – Korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penal Organizimi i grupit dhe nxitja për të kryer gjenocid dhe krime të luftës nga neni 160 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, për shkak se nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate.