17 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.S për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 25.04.2019, rreth orës 03:00 min, në Pejë, në Stacionin Policor, vë në lajthim organin…
17 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.S për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 25.04.2019, rreth orës 03:00 min, në Pejë, në Stacionin Policor, vë në lajthim organin kompetent respektivisht policinë duke përdorur dokumentin e rremë në atë mënyrë që me rastin e procedimit nga ana e policisë të dyshuarit, lidhur me veprën penale dhunë në familje, i njëjti prezanton identitetin e rremë përmes paraqitjes së pasaportës së vëllait të tij binjak në emër të CH.S ndërsa, me datë 15.05.2019 nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.