22 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 20.05.2019, rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar…
22 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 20.05.2019, rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar në lidhje me detyrat zyrtare dhe atë dy zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Pejë, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kishin shkuar për asistim sipas kërkesës së Inspektorëve Komunal, i pandehuri ka kundërshtuar shoqërimin e tij për në polici, po ashtu ka rezistuar arrestimin e tij e më pas i ka sulmuar me duar zyrtaret policor duke i kapur për fyti dhe për uniform ashtu që zyrtarët policor ndaj të njëjtit janë detyruar të përdorin forcë dhe pas arrestimit ka përdorë fjalë kanosëse ndaj të dëmtuarve “keni me ma pa sherrin, ka me ju vra”.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.