23 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.S për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 17.05.2019, në ora 07:20, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë, me qëllim…
23 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.S për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 17.05.2019, në ora 07:20, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, hapin me forcë derën e marketit dhe nga aty marrin një qese me cigare të llojeve të ndryshme dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ku të dëmtuarit i shkaktojnë dëm në vlerë prej 400 euro. Në të njëjtën datë në ora 09:30 minuta, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, hapin me forcë një lokal dhe pasi depërtojnë brenda, nga aty marrin biçikleta të vjetra, vegla pune për bujqësi, disa bateri dore e gjësende të imëta dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, më vonë me forcë hapin derën e një restoranti, nga aty marrin kuletën brenda së cilës kishte të holla në vlerë prej 30 euro, pije alkoolike dhe largohen nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 110 euro.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer tri vepra penale të vjedhjes së rëndë.
Të pandehurit E.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndërsa, bashkëkryesit ende janë në arrati.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.