24 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 23.05.2019, rreth orës 19:45, i mituri A tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin…
24 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 23.05.2019, rreth orës 19:45, i mituri A tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin S.ZH, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale e cila mosmarrëveshje ka eskaluar në konfrontim fizik me ç’rast i mituri nga xhepi kishte nxjerrë një brisk me të cilën një herë e kishte goditur në pjesën e gjoksit afër zemrës dhe një herë në pjesën e abdomenit të dëmtuarin dhe pastaj gjatë ikjes briskun e kishte hedhë në tokë, të cilën më vonë policia e kishte sekuestruar gjersa, i dëmtuari ishte dërguar në spital.
Me këto veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Të miturit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.