Pejë, 29.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim ndaj të pandehurve S.B dhe E.B. Gjykata refuzoj aktakuzën ndaj të pandehurve S.B, E.B, E.R dhe F.G për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së për shkak se prokurori…
Pejë, 29.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim ndaj të pandehurve S.B dhe E.B.
Gjykata refuzoj aktakuzën ndaj të pandehurve S.B, E.B, E.R dhe F.G për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së për shkak se prokurori i shtetit në mungesë të provave në fjalën përfundimtare ka hequr dorë nga ndjekja penale.
Shpenzimet e procedurës penale i ngarkohen mjeteve buxhetore të gjykatës ndërsa, e dëmtuara Komuna e Klinës për realizimin e kërkesës pasurore udhëzohet në kontest të rregullt juridiko – civil.
Të pandehurit S.B gjykata e shpalli fajtor për shkak se në cilësinë e ti si Kryetar i Komunës së Klinës, në vazhdimësi nga muaj mars i vitit 2013 deri në muajin mars të vitit 2016, duke pasur obligim ligjor që në Agjensionin Kosovar Kundër Korrupsionit ta dorëzonte për çdo vit një deklaratë për pronën, të ardhurat, dhuratat apo dobitë materiale të tjera sipas nenit 3, 5,8 të Ligjit nr.04/L-050 dhe të ndryshimeve të pastajme të tij, me dashje nuk ka deklaruar dhuratat dhe informatat për pronësinë mbi banesën dhe automjetin BMWX5, me çka ka kryer vepër penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare në kundërshtim me nenin 437 par.2 te KPK-së, për çka u dënua me dënim burgimi ne kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk ka për tu ekzekutuar me kusht që i akuzuari ne afat prej një (1) viti nuk do të kryej vepër të re penale dhe dënim gjobe në të holla në shume prej njëmijë (1.000) euro, dënimi me gjobë duhet të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh , në të kundërtën i njëjti dënim do t’i zëvendësohet me dënim burg duke llogaritur 20 euro për çdo ditë burgu. I pandehuri detyrohet që gjykatës në emër të paushallit gjyqësorë t’ia paguaj shumen prej 30 euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro .
Të pandehurin E.B gjykata e shpalli fajtor për shkak se në vazhdimësi nga marsi i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, në cilësinë e zëvendës kryetarit të Komunës së Klinës duke pasur obligim ligjore që në Agjensionin Kosovar kundër korrupsionit ta dorëzonte për çdo vit një deklaratë për pronën, të ardhurat, dhuratat apo dobitë materialë tjera sipas nenit 3, 5,8 të Ligjit nr.04/L-050 dhe të ndryshimeve të pastajme të tij, me dashje nuk i ka deklaruar informatat për pronësinë, tokën dhe ngastrat katastrale, me çka ka kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare në kundërshtim me nenin 437 par.2 te KPK-së për çka u dënua me dënim burgimi ne kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk ka për tu ekzekutuar me kusht që i akuzuari ne afat prej një (1) viti nuk do të kryej vepër të re penale dhe dënim gjobe në të holla në shume prej njëmijë (1.000) euro, dënimi me gjobë duhet të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh , në të kundërtën i njëjti dënim do t’i zëvendësohet me dënim burg duke llogaritur 20 euro për çdo ditë burgu. I pandehuri detyrohet që gjykatës në emër të paushallit gjyqësorë t’ia paguaj shumen prej 30 euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi te mere formën e prerë.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.