21 Gusht 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nënpar.3.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.