24.09.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit LM për shkaka se:
Nga data e pacaktuar e deri me datë 28.08.2019, në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ka poseduar substanca narkotike të llojit “Marihuan” në peshë të përgjithshme prej 3 kg e 245.1 gram dhe 1.1 gram fara të llojit “Kanabis Sativa” dhe një peshore, në shtëpinë e tij në Pejë dhe në një aneks të një shtëpie të pabanuar të cilën e shfrytëzonte i pandehuri.
Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tre (3) muaj, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro si dhe dënim plotësues konfiskim i substancës narkotike.
I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëzet e pesë euro (25) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëzet e pesë euro (25) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej tridhjetë (30) euro.
Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është ndërprerë paraburgimi dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri dhe është detyruar që deri në përfundim të procedurës ta njoftoj gjykatën për çdo ndryshim të adresës.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.