30.10.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.G për shkak se:
Me datë 26.02.2018, në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile – Zyra në Pejë, pranë MPMS-së, vë në lajthim organin kompetent të lartcekur që në dokumentin publik – regjistrin të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, në atë mënyrë që i pandehuri duke prezantuar dokumentet e falsifikuara dhe atë certifikatën mbi statusin e veteranit të luftës si dhe vërtetimin se kinse i njëjti është Veteran Luftëtar i UÇK-së, dokumente këto të falsifikuara me ç’rast arrin të përfitoj pensionin mbi statusin e veteranit të luftëtar duke marrë pagën prej 170 €.
Me këto veprime i pandehuri R.G ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti të cilin dënim i pandehuri nuk do ta vuaj nëse në kohëzgjatje prej dy (2) vite nuk kryen vepër të re penale si dhe dënimet plotësuese: Urdhri për kompensimin e dëmit apo humbjen në shumë prej njëmijë e treqind e gjashtëdhjetë (1360) euro dhe Urdhri për publikimin e aktgjykimit.
I pandehuri u detyrua që gjykatës në emër të paushallit gjyqësorë të ja paguaj shumën prej njëzet (20) euro ndërsa, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej tridhjetë (30) euro.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.