09 Janar 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 07.01.2020, në ora 13:47 minuta, në rrugën Istog-Pejë, pikërisht në fshatim Ozdrim Komuna Pejë, ka shkelur nenin 53 të Ligjit mbi Komunikacionin Rrugor, në atë mënyrë që gjersa i dëmtuari B.G. ishte duke qarkulluar me veturën e tij, kur arrin në vendin e lartcekur, në mënyrë të pasigurt fillon kthimin në të majtë, ku në ato momente vjen i pandehuri me veturën e tij i cili duke mos ia përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, me pjesën e parë ballore të veturës e godet në pjesën e parë të anës së djathtë veturën e të dëmtuarit, ku nga goditja vetura e te dëmtuarit bie në një kanal, si pasoje e aksidentit, përveç dëmeve materiale, e mitura A.G si pasojë e lëndimeve, humb jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson i dëmtuari B.G dhe bashkëshortja e tij.
Me këto veprime i pandehuri L.D kishte për të kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 par.9 të KPRK-së.
Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.