16.01.2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.K për shkak se:
Gjatë periudhës kohore nga muaji shkurt e deri me datën 10.09.2019 në Pejë, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitur substanca narkotike të llojit “Marihuane”, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së lartcekur i ka shitur disa here dëshmitarit E.S sasi të ndryshme të narkotikut në shumë nga pesë (5) euro e po ashtu i ka dhënë për konsumim narkotik vëllait të tij, gjersa me pas pranimit të informatave Sektori i Policisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë ka ndërmarrë një operacion bastisje dhe kontrolli në shtëpinë ku ishte duke banuar i pandehuri me ç’rast me të filluar kontrollin i pandehuri nga dritarja e ballkonit të shtëpisë i ka hedhur në oborrin e shtëpisë se fqinjit të tij tre (3) qese najloni me substance narkotike në peshë të përgjithshme prej 56.4 gram.
Me këto veprime i pandehuri A.K ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 parg.2 të KPRK -së.
Të pandehurit A.K gjykata i shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Dënimin me burgim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë nëshumë prej pesëqind (500) euro.
I njëjti u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .
Të njëjtit iu konfiskua telefoni celular si dhe substanca narkotike.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.