30 Janar 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit E.E dhe F.N, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 28.01.2020, rreth orës 20:00, në Pejë, afër shtëpisë së të pandehurit E.E, tentojnë t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit A dhe H.H, në atë mënyrë që të njëjtit lëne takim në vendin e lartcekur për t’u sqaruar rreth disa mosmarrëveshjeve lidhur me një faqe në rrjetin social Facebook, mirëpo që më pas ndërmjet të pandehurve E dhe F, në njërën anë dhe G, A, H dhe G Hi, në anën tjetër, fillon një kacafytje, n atë moment të pandehurit nxjerrin thikat dhe me to godasin viktimat në pjesët e epërme të trupit duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tyre dhe viktimat për momentin gjenden ne trajtim mjekësor.
Me këto veprime të pandehurit E.E dhe F.N kishin për të kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.
Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.