20 Maj 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit L.I, V.I, I.I, U.I, E.I dhe E.I, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 17.05.2020, rreth orës 19:00, në Komunën e Istogut, brenda marrëdhënies familjare, duke vepruar si bashkëkryerës, me mjet që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, pas një fjalosje iu shkaktojnë lëndime të rënda trupore me pasojë dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit të dëmtuarve të cilët i godasin me një shkop dhe shati.
Me këto veprime të pandehurit L.I, V.I, I.I, U.I, E.I dhe E.I kishin për të kryer veprën penale lëndim i rendë trupor nga neni 186 par.3, nen par. 3.1, lidhur me par.1, nën par. 1.3 dhe neni 31 të KPRK-sëdhe veprën penale dhunë në familje nga neni 248 par.2 të KPRK-së.
Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.