Pejë, 29.07.2020 – Kryetari i sapoemëruar i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Skender Çoçaj dhe Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Shkëlzen Maliqi.
Gjatë këtij takimi kryesuesi Çoçaj dhe drejtori Maliqi, i uruan detyrën e re kryetarit Berisha duke i uruar suksese në punën e tij.
Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të garantimi të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, rritjen e efikasitetit të punës së gjykatës, përmirësimin e performancës dhe imazhit të sistemit gjyqësor, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Gjatë këtij takimi theks të veçantë iu dha problemeve dhe sfidave të gjyqësorit sidomos tani në periudhën e pandemisë dhe të dy palët shprehën gatishmëri për të dhënë kontributin maksimal me qëllim të gjetjes së rrugës së përbashkët për tejkalimin e tyre.
Të dy palët diskutuan rreth çështjeve të ndryshme si: zgjidhja e lëndëve civile dhe penale, parashkrimi i lëndëve, nevoja për staf në gjykata, pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës në trajnime, si dhe çështje të tjera të cilat cilësohen si sfida aktuale në sistemin e drejtësisë.