Pejë, 10.08.2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësimit, z. Faton Morina dhe tre ndërmjetësues të regjistruar në Odën e Ndërmjetësuesve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për infrastrukturën ligjore, rëndësinë e procedurës së ndërmjetësimit dhe mundësinë e aplikimit të kësaj procedure për zgjidhjen më të shpejtë të kontesteve gjyqësore në gjykatë.
Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Odën e Ndërmjetësuesve dhe mundësimin e kushteve me qëllim të fuqizimit të aplikimi të kësaj procedure alternative për zgjidhjen e kontesteve gjyqësore. Gjithashtu, kryetari Berisha premtoj krijimin e një hapësire të përshtatshme në kuadër të gjykatës për realizimin e seancave të ndërmjetësimit sipas parimeve të ndërmjetësimit.
Kryetari i Odës së Ndërmjetësimit, z. Morina e njoftoj Kryetarin lidhur me funksionin Odës së Ndërmjetësuesve të formuar së fundmi, rreth programit të kësaj ode dhe ndihmës që mund t’i ofrojnë gjykatës lidhur me zgjidhjen e lëndëve me procedurë alternative.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mundësia që në këtë kohë pandemie lëndët e referuara në Zyrën e Ndërmjetësimit të zgjidhen edhe sipas platformës online.