24.08.2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.N për shkak se:
I pandehuri A.N:
Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, Komuna e Pejës, me mjet të rrezikshme dhe atë me bisht të sëpatës, duke tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – vëllain e tij, në atë mënyrë që për shkak të raporteve jo të mira familjare për shkak të kontestit pronësor lidhur me pronën – malin, ditën kritike i pandehuri së bashku me të miturin A.N. shkojnë në bjeshkë për të marr dru, pasi që i prejnë dhe i marrin drutë, në momentin kur i pandehuri me të miturin kanë dashtë t’i largojnë trupat nga traktori, viktima i cili paraprakisht kishte lajmëruar policinë për prerje të trupave nga i pandehuri dhe i mituri, e pasi që polica nuk i përgjigjet, viktima ju del përpara të pandehurit dhe të miturit, me ç’rast viktima e sulmon me sëpatë të pandehurin, e ky i fundit arrin që t’ia marr sëpatën nga dora, e në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N., pasi që përfundon rrahja i pandehuri vazhdon dhe me bisht të sëpatës – mjetë i fort mprehtës, e godet viktimën ne kokë dhe në pjesë tjera të trupit, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore, e si pasoj e goditjes në kokë, viktima pas dy ditësh gjendet i vdekur në largësi 1200 metra në vijë ajrore, nga vendi ku ka filluar përleshja fizike.
Me këto veprime i pandehuri A.N ka kryer vepër penale te vrasjes së rëndë duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 173 par.1 pika 1.3 e lidhur me nenin 12 par. 3 të KPRK-së.
Të pandehurit A.N, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 300 €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 40 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .
Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit.
Të miturit A.N, për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.1 të KPRK-së i është shqiptuar masa edukative mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.