Pejë – 02.09.2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha ka pritur në takim Debora Pecin dhe Visar Rushitin nga Demokracia Plus, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje.
Me këtë rast, Kryetari falënderoj përfaqësuesit e kësaj organizate për angazhimin e tyre në punën për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Gjykatën Themelore të Pejës, pasi që është në interes të qytetarëve.
Ndryshe, Demokracia Plus me mbështetjen e USAID/Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, është një organizatë që ka bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Pejë, duke përgatitur anketa me qytetarët për të matur transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e Gjykatës.