Gjykata Themelore në Pejë, duke u bazuar në Ligjin për Ndërmjetësim dhe Rregullore e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka caktuar zyrtarin për ndërmjetësim, z. Metë Çeku.
Ndërmjetësimi si procedurë jashtëgjyqësore për zgjidhjen e kontesteve dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj tani e tutje do të realizohet në zyrën për ndërmjetësim pranë Gjykatës Themelore në Pejë.