Vazhdojnë të mbahen seancat gjyqësore online në Gjykatën Themelore Pejë

Vazhdojnë të mbahen seancat gjyqësore online në Gjykatën Themelore Pejë

Gjykata Themelore në Pejë është duke vazhduar me mbajtjen e seancave gjyqësore online me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19.

Seanca e radhës online u mbajt nga gjyqtari Besnik Shala, në një lëndë civile – kontestimore, me bazë juridike kompensim dëmi.

Kjo seancë u mbajt me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP).

#USAIDKosovo#JusticeSystemStrengthening