Gjyqtari Sylë Lokaj, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit që nga viti 1984 me një ndërprerje të shkurtër nga viti 1992 deri në vitin 2000 gjatë së cilës periudhë ka punuar si avokat.
Në vitin 2000 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Deçan ndërsa, në fillim të vitit 2013, z. Sylë Lokaj u emërua si gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, ku ka punuar deri në pensionimin e tij.
Gjatë kësaj periudhe gjyqtari Lokaj ka punuar me përkushtim dhe zell të veçantë. Puna e tij disa vjeçare në këtë fushë tregon më së miri përkushtimin e tij në drejtësi.
Kryetari i Gjykatës, z Armend Berisha, në emrin e tij, të gjyqtarëve dhe stafit administrativ e ka falënderuar gjyqtarin Lokaj për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë duke e çmuar lartë profesionalizmin e gjyqtarit për tërë këto vite të punës.