Në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Klinë u mbajt seanca e parë gjyqësore online

Në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Klinë u mbajt seanca e parë gjyqësore online

Gjykata Themelore në Pejë është duke vazhduar me mbajtjen e seancave gjyqësore online me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19.

Seanca e radhës online u mbajt nga gjyqtari Fatmir Dobraj, në degën e kësaj gjykate në Klinë.

Kjo seancë u mbajt me mbështetjen e programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP)

.#USAIDKosovo#JusticeSystemStrengthening