Dënim me burg ndaj të pandehurit K.B për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve

Dënim me burg ndaj të pandehurit K.B për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve

04 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.B për shkak se:

Më parë ka siguruar e gjer me datë 30.06.2014, rreth orës 11:45 minuta, në I.P, Komuna I, në një mëgje në mes të pronës së tij dhe pronës së I B, të mbështjella në një qese najloni, e të futura në një gyp të mbuluara me dhe, kishte fshehur tri armë – predha dhe dy mbushje, ku pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B B dhe A P, të njëjtit kishin lajmëruar policinë lidhur me këto armë dhe në ndërkohë ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve në fjalë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve

Ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej katër (4) muaj.

I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëzetepesë (25) €, shumën prej njëzetepesë (25) € në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###