Gjykata Themelore në Pejë njofton të gjithë qytetarët se mund të shfrytëzojnë aplikimin online për pajisje me certifikatë të gjendjes penale, me qëllim të evitimit të pranisë së madhe të qytetarëve në objektet e gjykatës, në kohën e virusit Covid – 19.
https://peje.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme…/Ky është linku, ku mund të bëhet aplikimi online, formulari duhet të plotësohet me të dhëna dhe duhet t’i bashkëngjitën njërin nga këto dokumente (duhet të shihen qartë):
*Letërnjoftimi * Patentë shoferi ose *Pasaporta
Certifikata do të jetë e gatshme për t’u tërhequr brenda 24 orësh, nga koha kur keni paraqitur aplikacionin e kompletuar. Vetëm certifikata për arsye të punësimit është pa pagesë, certifikatat e tjera janë me pagesë dhe pagesa bëhet në sportelin e gjykatës, në momentin që personi që ka aplikuar paraqitet për t’a tërheqë certifikatën.