Pejë, 26.01.2021 – Kryetari i Gjykatë Themelore në Pejë, Armend Berisha, priti në takim gjyqtarët e rinj, të dekretuar me Dekretin e U.D Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjyqtarët Blerim Istrefi, Petrit Nrecaj dhe Leon Perlaska, fillimisht do t’i nënshtrohen trajnimit dymbëdhjetë (12) mujorë pranë Akademisë së Drejtësisë, e pas përfundimit të trajnimit do të ngarkohen me lëndë.
Kryetari Berisha, gjyqtarëve të rinj iu uroi sukses në punën e tyre dhe kërkoj nga ta përkushtim dhe angazhim gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, duke iu premtuar bashkëpunim të vazhdueshëm nga ana e tij dhe gjyqtarëve të tjerë të kësaj gjykate.
Gjatë këtij takimi, Kryetari vendosi theks të veçantë në nevojën e Gjykatës Themelore në Pejë për gjyqtarë, duke vlerësuar se emërimi i gjyqtarëve të rinj do të ndihmojë edhe më shumë në rritjen e efikasitetit të kësaj gjykate.