14 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.R për shkak se:
Me datë 01.08.2014, në cilësinë e personit zyrtar – Kryetar i Komunës së I., merr pjesë në çështje zyrtare në të cilën një anëtar i familjes – vëllai i tij G.R. si drejtor i “M.C”, SH.P.K. projektim – ndërtim, nënshkruan kontratën “Ndërtimi i kanalizimit fekal” në fshatin C. Komuna L, faza e parë, e lidhur në mes të menaxherit të tenderit Z.B si dhe G.R – Drejtor “M.C” SH.P.K. projektim – ndërtim dhe kryetarit H.R, ku çmimi total i kontratës është në vlerë prej 289.119,85 € ku punimet kanë filluar me 15.09.2014 dhe kanë përfunduar me datën 18.12.2014 dhe në këtë mënyrë i ka mundësuar interes financiar vëllait të tij.
- Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale konflikt interesi nga neni 424 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit H.R gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Si dhe DËNIM PLOTËSUES – Ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatjen prej një (1)viti, i cili dënim do të filloj të ekzekutohet pasi që i pandehuri të vuaj dënimin me burg.
I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës të ia paguaj shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
###