Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e 266-të, të mbajtur sot, sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtaren Ajshe Balaj- Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Deçan, me mandat pesë (5) vjeçar duke filluar nga data 1 tetor 2021.
Ajshe Balaj është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Deçan, Divizioni për Kundervajtje. Gjyqtarja Balaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1990, kurse Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Ndërkaq, praktikën profesionale e kreu nga viti 2000 deri në vitin 2002 në Gjykatën Komunale në Deçan. Nga viti 2003 ajo ushtroi detyën e referentes, në këtë gjykatë deri në vitin 2010. Në vitin 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Deçan – Divizioni për Kundërvajtje. Në fillim të janarit 2013 Balaj u emërua si gjyqtare në Gjykatën Themelore Pejë – Dega në Deçan, Divizioni për Kundervajtje ku ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.