I diplomuar në vitin 1983 dhe me përvojë pune profesionale disa vjeçare, gjyqtari Prenk Palushi u emërua gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Pejë në vitin 2012 ku edhe punoi deri në fund të këtij viti ndërsa, nga viti 2013 deri ne vitin 2017 filloj punën në Departamentin e Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, ku për katër vite ishte edhe gjyqtar mbikëqyrës i kësaj dege.
Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha, në emër të gjithë gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës Themelore në Pejë dhe degës së kësaj gjykate në Klinë, e falënderoj gjyqtarin Prenk Palushi, për punën dhe kontributin e tij në këtë gjykatë duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve.