13 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH, i dyshuar për vepër penale dhunim nga neni 227 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë i njëjti është duke u hetuar vepër të rëndë penale dhe lehtësisht mund ti shmanget zhvillimit normal të procedurës ndaj tij, duke shtuar këtu faktin se veprën penale e ka kryer këtu ndaj te dëmtuarës se mitur dhe kjo mund të ndikoje tek i njëjti që të mos paraqitet tek organet e drejtësisë me qellim të shmangies se përgjegjësisë, nëse i pandehuri lihet ne liri ekziston rreziku potencial se i njëjti mund të ik, të fshihet dhe me këtë rast ti shmanget organeve gjate zhvillimit te procedurës. Po ashtu, duke pasur parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit, gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të ike dhe kështu ti shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që vepra është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
###