10 Tetor 2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, në mbështetje të OSBE-së nën projektin e tyre “Rritja e bashkëpunimit (koordinimit) mes Gjykatës – Prokurorisë – Odës së Avokatëve dhe Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës”, mbajti një tryezë diskutimi ku prezent ishin gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë z. Agim Kurmehaj, prokurorë të kësaj prokurorie, Kryetari i Odës së Avokatëve në Regjionin e Pejës z. Blerim Ademaj, avokatë të regjionit të Pejës, Koloneli i Stacionit Policor në Pejë z. Shaban Shala dhe Komandanti z. Nue Nikolla si dhe stafi mbështetës i gjykatës dhe prokurorisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte mbledhja e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe stafit mbështetës nga këto tri institucione të rajonit të Pejës për të diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit mes tyre, sfidat dhe mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta.