Shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj burgim ndaj të pandehurit SH.G për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje dhe dymijë (2.000) euro gjobë ndaj të pandehurit I.C për armëmbajtje pa leje

Shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj burgim ndaj të pandehurit SH.G për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje dhe dymijë (2.000) euro gjobë ndaj të pandehurit I.C për armëmbajtje pa leje

14 Tetor 2022 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve SH.G dhe I.C për shkak se:

I pandehuri SH.G:

I.Me datë 23.09.2018,  rreth orës 11:05:31, në Deçan, në kompaninë “G.A”, nga pakujdesia i pandehuri e privon nga jeta tani të ndjerin A.T,  në atë  mënyrë që gjersa i pandehuri ishte  duke komunikuar në telefon me N.M vajzën  e  hallës rreth shkuarjes së tij në bjeshkë,  duke e porosit që të merrte gjësende ushqimore, posa  e përfundon  këtë  bisedë  e  lëshon telefonin  në tavolinë, nga karrika në skajin e majtë të banakut ku ishte ulur kalon në karrikën tjetër  që gjendet në mes të banaku lakohet duke shikuar në anën e djathtë kah dritaret në drejtim të rrugës dhe nxjerr nga sirtari i tretë i anës së djathtë revolen, e vendos  karikatorin në armë, shkrep një herë në drejtim të A.H,  A.T dhe F.Z,  të cilët kanë qenë në një distancë  70 cm në mes vete, ndërsa në raport me te pandehurin distanca ka qenë  4 – 5  metra dhe nga kjo  shkrepje e godet tani të ndjerin A.T në mollëzën e djathtë  të  fytyrës, pas këtij veprim i njëjti  e kthen armën ku e ka marrë, duke e kap kokën duke menduar se ka shkrepur me armën me  gas për të cilën paraprakisht e ka njoftuar xhaxhai i tij I.C se arma me gas  gjendet  aty.  I njëjti  këtë veprim nuk e  ka dëshiruar,  përkatësisht  pasojat  shkaktohet  kundër  vullnetit të tij,  si rezultat i mos kujdesit apo indiference apo jo seriozitetit të tij, përkundër përpjekjeve për  ofrimin e ndihmës tani të ndjerit A.  i njëjti nuk ka mundur ti mbijetoi plagës.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale  vrasje nga pakujdesia  nga neni  181 i  KPRK-së.   

II. Me datë 23.09.2018, rreth orës 11:04 minuta, në Deçan, në Kompaninë “G.A”, në  kundërshtim me Ligjin për Armët ka mbajtur në posedim armën dhe atë një revole,  një karikator të të njëjtës armë dhe 11 fishekë, në atë mënyrë që me rastin e kontrollit nga  policia në sirtarët nën  banakun e kasës që gjendeshin në krahun e djathtë është gjetur dhe sekuestruar arma në fjalë për të cilën është konstatuar se i pandehuri nuk ka leje të organeve   kompetente.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale mbajtja  ne pronësi,  kontroll ose ne posedim te pa  autorizuar te  armëve nga neni  374  para 1 të KPRK-së.

I  pandehuri  I.C

III. Me datë 23.09.2018, rreth orës 14:50 minuta, në Deçan, në shitoren “G.A” ka mbajtur  ne pronësi armë në shkelje me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët dhe atë pistoletën  me gas,  një karikator dhe një  fishekë në atë mënyrë që me rastin e kontrollit nga  policia në sirtarët  nën banaku  e kasës që gjendeshin në krahun e  djathtë  është gjetur dhe sekuestruar arma  ne fjalë për të cilën është konstatuar se i njëjti nuk ka leje të organeve kompetente.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale mbajtja  ne pronësi,  kontroll ose ne posedim te pa  autorizuar te  armëvenga neni  374  para 1 të KPRK-së.

Të pandehurit SH.G për dy veprat penale që i vihen në barrëgjykata i shqiptoj DËNIMIN UNIK ME BURG në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I pandehuri SH.G u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej treqind (300) euro,në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej dyqind (200) euro si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Të pandehurit I.C gjykata i shqiptoj DËNIMIN ME GJOBË në shumë prej dymijë (2.000) euro, të cilën obligohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Nëse i njëjti nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar atëherë, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

I pandehuri I.C u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej dyqindepesëdhjetë (250) euro,në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqindepesëdhjetë (150) euro si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Të pandehurve ju konfiskuan armët, karikatori dhe fishekët, të cilat do të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.

A r s y e t i m

Prokuroria  Themelore në Pejë ka ngritur Aktakuzën PP/I.nr. 89/2018, me datë 12.06.2019, kundër të pandehurit SH.G, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 para.1  nënpar. 1.5 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së si dhe kundër të pandehurit I.C, për  shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Gjykata në këtë çështje penale e ka mbajtur shqyrtimin fillestar me datë 04.10.2019, në të cilën seancë të pandehurit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që ju vihen në barrë.

Shqyrtimi  i dytë  është mbajtur me datë  05.11.2019,  nuk ka  pasur kundërshtim në Aktakuzë përveç se nga ana e mbrojtësit është paraqitur propozim për dëgjimin e dëshmitareve.

Me datë 10.12.2019, ka filluar shqyrtimi gjyqësor ku të pandehurit nuk e kanë pranuar fajësinë dhe shqyrtimi  ka  vazhduar me dëgjimin e të dëmtuarve, dëshmitareve, hetuesve dhe ekspertëve të balistikes.

Në këtë çështje penale në procedurë paraprake nuk është konfiskuar DVR i cili përmban të gjitha incizimet dhe që do ishte një provë shumë të rëndësishme dhe që do t’i shmangtë të  gjitha dilemat e ndërhyrjeve të parashtruara nga ana e palëve gjatë shqyrtimit gjyqësor  mirëpo, gjykata i ka pasur në dispozicion incizimet e marra në procedurë paraprake që  përfshinë pamjet nga fillimi i punës në Kompaninë “G.A” të ditës kritike e deri pas privimit nga jeta të viktimës A.T do të thotë deri në ora 13:00/h.  Po ashtu, ka  pasur në dispozicion  disa nga incizimet e marra nga jashtë kompanisë. 

Gjykata  gjatë  shqyrtimit  gjyqësor  i ka shikuar  video  incizimet  në prezencën e të gjitha palëve në procedure dhe atë në të gjitha pjesët për të cilat palët janë deklaruar se kanë  nevojë t’i  shohin dhe pas  shikimit të video-incizimeve është dëgjuar sërish eksperti.

Me pas  janë  sjellë  armët në gjykatë dhe është ftuar eksperti i balistikes i  cili edhe  për se  afërmi ka sqaruar  dallimet  e  armëve me municion  dhe  armës me gas  si dhe rrethana të tjera.

Pastaj  janë  lexuar  provat  materiale, është dëgjuar  mbrojtja  e te akuzuarve.

Në seancën e datës 16.11.2021, është dëgjuar fjala  përfundimtare e palëve, ku prokurori i  Prokurorisë Themelore në Gjilan ka bërë rikualifikimin e veprës së parë penale për të   pandehurin SH.G dhe atë nga vepra penale vrasje  e rëndë nga  neni 179  par. 1 nënpar .1.5 të  KPRK-së në veprën penale vrasje nga  pakujdesia nga neni 181 të KPRK-se.

 Pas rikualifikimit te veprës penale i pandehuri në fjalën e tij përfundimtare  ka deklaruar  se  e  pranon veprën penale të vrasjes nga  pakujdesia.

Gjykata  me këtë rast  i kishte pranuar  fajësinë të akuzuarit

Pas kësaj gjykata kishte përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndërkaq me datë 19.03.2021,  kishte  rihapur  seancën  e  shqyrtimit  gjyqësore  dhe revokuar  pranimin e  fajësisë,  pasi që  gjykata me rastin e këshillimit dhe votimit ka ardhur në përfundim se duhet të rihapet  shqyrtimi  gjyqësor pasi që prokurori nuk e kishte sjellë Aktakuzën e plotësuar me provat  në të cilat e bazon rikualifikimin në mënyrë që gjykata pasi që kishte marrë vendim nuk kishte  konstatuar  se nëse  pranimi  i fajësisë  ishte në përputhje me provat. 

Gjykata njëkohësisht kishte pranuar edhe vendimin nga  Kryeprokurori  i Shtetit ku në rastin  konkret ishte larguar prokurori që ka qenë i ngarkuar me lëndë dhe lënda i është ricaktuar një prokurori tjetër.

 Pas  rihapjes së seancës me datë 07.04.2021, gjykata kishte pranuar një parashtresë nga  Prokuroria Themelore në Gjilan në këtë çështje të pandehurit SH.G i kishte përcaktuar veprën penale vrasje e rëndë  si dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve,  ndërsa të pandehurit I.C veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve  dhe  kishte  propozuar të administrohen provat ashtu që të  caktohet një ekspert   i balistikes  dhe  të  shikohen  video incizimet në pjesën pas  ndodhjes së  rastit  e tutje  si dhe të dëgjohen disa zyrtarë policor.

Prokurori  me këtë rast  nuk ka dhënë asnjë  sqarim se  pse tani të pandehurin SH.G e ngarkon  sërish me veprën penale vrasje e rëndë dhe po ashtu  me rastin e shqyrtimit gjyqësore  ka  vazhduar  me pretendimin e tij  se  mbetet pranë aktakuzës së datës 12.06.2019.

Gjykata nuk ka ndonjë dispozitë  ligjore që mund të detyroi prokurorinë në kualifikimin juridik. Pasi gjykata mendimin lidhur me kualifikimin juridik dhe rrethanat e tjera të krijuar në shqyrtimin gjyqësor e jep në aktgjykimin përfundimtar. 

Gjykata me këtë rast ka vazhduar shqyrtimin gjyqësor ku janë dëgjuar dëshmitaret e propozuar  nga   prokuroria ndërkaq,  ka refuzuar  propozimin për të  caktuar sërish ekspert  të balistikës pasi që i njëjti nuk ka dhënë arsyet se cilat janë ato sqarimet të paqarta të   eksperteve të balistikës  të cilët  kane bërë ekspertiza në ketë çështje e të cilët janë dëgjuar  dhe ridëgjuar në shqyrtim gjyqësor  ku edhe drejtpërdrejtë kanë bërë  krahasimin e armëve.

Ndërkaq, gjykata i  ka  shikuar  sërish videoincizimet sipas kërkesës së prokurorit.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë prokurori e ka dhënë fjalën përfundimtare dhe sërish në fjalën  përfundimtarë  nuk ka dhënë ndonjë arsye apo sqarim se cilat kanë qenë  arsyet e  rikualifikimit të  veprës penale nga vrasje nga  pakujdesia në  vrasje të rëndë.

Gjykata pas  analizimit  dhe vlerësimit të  lartë cekurave dhe vlerësimit të  dispozitave  ligjore ka  konstatuar  se që nga  rihapja  e  shqyrtimit  gjyqësor  prokurori  nuk ka ofruara  prova të reja të cilat do të ndikonin në rikualifikim tani të serishëm nga vrasja nga pakujdesia në vrasje të rëndë. Prokurori nuk ka ofruar asnjë argument as në  fjalën  përfundimtare se me rastin e rikualifikimit të veprës penale nga ana e prokurorit  të mëparshëm nga vrasje  e rëndë në vrasje nga pakujdesia, të këtë kryer vepër penale apo shkelje disiplinore apo thjeshtë ka qenë bindja e tij e lirë.

Andaj, gjykata  duke  i pasur  parasysh të  lartcekurat ka ardhur në përfundim se nuk mund të lejohet veprim në dëm të pandehurit pa pasur asnjë bazë të përcaktuar ligjore, vetëm  largimi  i një  prokurori nga  rasti dhe ardhja  e një prokurori tjetër nuk është bazë që tani t’i rëndohet gjendja  procedurale përkatësisht, i pandehuri të ngarkohet sërish me një vepër të  rëndë penale.

Dëshmitarët e dëgjuar dhe shikimi i video incizimit nuk janë prova të reja. Të gjithë këta dëshmitar ishin zyrtarë policor dhe i kishin raportet e tyre në shkresat e lëndës, e veprimet policore shihen edhe nga video incizimi. Prandaj, të njëjtat nuk janë prova të reja.

Nga të lartë cekurat, gjykata ka ardhur në përfundim se i pandehuri SH.G duhet të shpallet   fajtor për vepër penale vrasje nga  pakujdesia nga  neni  181  të  KPRK-së si dhe  vepër penale  mbajtja në pronësi,  kontroll apo shfrytëzim të  paautorizuar të armëve nga  neni  374  par.1  të KPRK-së ndërkaq, i pandehuri I.C  për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi,  kontroll apo shfrytëzim të  paautorizuar të armëve nga  neni  374  par.1  të KPRK-së.

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit ka vlerësuar rrethana lehtësues dhe rënduese për të pandehurit dhe  si rrethanë  lehtësues  për të pandehurit SH.G ka vlerësuar faktin se i  njejti  ka qene në moshë të re pasi në kohen e kryerjes së veprave penale ka pasur vetëm 18  vjet e  4 muaj e 3 dite.  Ndërkaq nga rrethanat rënduese gjykata ka marrë parasysh faktin se i  pandehuri veprat penale i ka kryer në një vend të punës në Kompaninë “G.A”,  ku  i dëmtuari  A.T ishte i punësuar, i njëjti ishte duke kryer punën e tij dhe ku më së paku pritet mbajtja e armës së zjarrit  apo dhe privimi nga jeta me armë zjarri i një punëtori të tij gjatë kryerjes së  detyrave të tij të punës .

Sa  i përket të pandehurit I.C gjykata ka vlerësuar si rrethana lehtësuese faktin se i njëjti më parë nuk rezulton për gjykatën të ketë qenë i dënuar. Ndërkaq, si rrethanë rënduese po ashtu e mori  për  bazë  mbajtjen  e armës me  gas në  zyrën e kompanisë në fijokë pa mbikëqyrjen e tij.

Pas  shpalljes  se aktgjykimit  të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit

Arsyetimi i mëtejmë do të paraqitet me shkrim.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###