Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë – Divizioni Civil, Merita Baloku është pensionuar sot, pas një përvoje të suksesshme dymbëdhjetë (12) vjeçare në sistemin gjyqësor.
Gjyqtarja Merita Baloku, Fakultetin Juridik e përfundoi në vitin 1991, ndërsa nga viti 2006 gjer në vitin 2010, ka punuar si avokate në Pejë. Nga data 22.10.2010, u emërua gjyqtare në Gjykatën Themelore në Pejë – Divizioni Civil, ku punoi deri në pensionimin e saj.
Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha, në emër të gjithë gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës Themelore në Pejë, e falënderoj gjyqtaren Merita Baloku, për punën dhe kontributin e saj në këtë gjykatë, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve.