Dhjetë (10) vite burgim ndaj të pandehurit XH.B për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Dhjetë (10) vite burgim ndaj të pandehurit XH.B për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

17 Tetor 2023 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit XH.B për shkak se:

Me datë 10.09.2022, rreth orës 20:15, në fshatin L., Komuna P., me armë në mënyrë dinake ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G. në atë mënyrë që fillimisht dy ditë para ditës kritike i pandehuri në një shtëpi të pa banuar prapa shtëpisë së tij e cila ishte pronë e vëllait të tij (i cili jeton jashtë), e kishte hapur një kanal (varr) për t’i fshehur gjurmët e krimit pikërisht për ta varrosur të dëmtuarin, ashtu që natën kritike paraprakisht i pandehuri e kishte ftuar në telefon djalin e viktimës dhe të njëjtit i kishte thënë se a është babai i tij, këtu i dëmtuari në shtëpi se unë po vijë me marrë me pi një kafe, dhe nuk kanë kaluar as disa minuta i pandehuri shkon tek shtëpia e të dëmtuarit të cilin e ka dhëndër (burrin e motrës) të njëjtin e merr e hip në veturën e tij dhe nisen në drejtim të fshatit L. kinse për të shikuar një armë, dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju, dhe nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur, i pandehuri i afrohet viktimës për ta parë se a ka vdekur me pas largohet me qëllim të ta fshehur armën, i dëmtuari ashtu i plagosur pasi që vëren se i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë nëpër livadhe, përrocka dhe arrin në një shtëpi në fshat ku kërkon ndihmë për të dërguar në spital, dhe nga Spitali Rajonal në Pejës të dëmtuarin e dërgojnë në QKUK në Prishtinë, si pasojë i dëmtuari pëson lëndime të konstatuara si në raportin mjekoligjor.

– me çka ka kryer vepër penale vrasjee rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par. 1 pika 1.4 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej dyqind (200) euro si dhe në emër të Programit për Kompensim të Viktimave të Krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Të pandehurit ju konfiskuan armët dhe fishekët e sekuestruara dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të pandehurit ju vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

I  dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###