Dënim me burgim dhe gjobë ndaj pesë të pandehurve për mashtrim dhe shpërlarje të parave

Dënim me burgim dhe gjobë ndaj pesë të pandehurve për mashtrim dhe shpërlarje të parave

19 Tetor 2023 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.B, B.V, V.B, XH.A dhe V.P për shkak se:

Të  pandehurit   E.B, V. B dhe B.V për  shkak se:

Nga  data 02  shtator 2009,  me zyre në tri lokacione të ndryshme në  P.e  gjer me  datë 15 maj 2014, kur dhe janë arrestuar (përveç B.V) pasi që e pandehura E. B. e ka regjistruar  kompaninë e  biznesit NSHN “E.” (me 29 korrik 2009) me seli në P. përmes  të cilës  kompani  ne një rast, me  14 tetor 2009  ka  regjistruar kompaninë  e biznesit  “ V. O G.” Sh.P.K  me  nr. biznesit …… dhe me numër fiskal ….., me veprimtari primare ndërtim i lartë  dhe i ulët. Përmes  te  cilës  kompani  të udhëhequr dhe kontrolluar nga e pandehura E.B. duke vepruar në cilësinë e pronares,  së  bashku  me te  pandehurin V. B.  ne  cilësinë  e  zyrtarit  te lartë   marketing dhe B.V në cilësinë zyrtarit të lartë të  shitjes  në  kompaninë “ V. – O – Group “ me  qellim  që të sjellin dobi  pasurore të  kundërligjshëm për vete,  me  paraqitje të rreme dhe duke  i fshehur  faktet  me  çka  i kanë  shtytë  personat  tjerë të dëmtuar që të veprojnë në  dëm të pasurisë së tyre dhe atë duke i sjellë në  lajthim të dëmtuarit me paraqitje të ofertave të volitshme për shitjen e banesave. Fillimisht të dëmtuarve e pandehura E. ju ka ofruar nënshkrimin e parakontratave me të gjitha të drejtat dhe obligimet me premtimin e  ndërtimit dhe  dorëzimin  e banesave, në afatin e  paraparë  me parakontrate që ishte  12-18 muaj nga  lidhja  e  parakontratës, përkundër  vlerës së paguar në çmimin shumë të ulë dhe kushteve shume të volitshme për pagese. Paraprakisht të dëmtuarit kanë qenë të obliguar  ti paguajnë mjete financiare prej 5.000,oo euro vlera  me e  vogël  e  gjer në  vlerën  me te  madhe prej  200.000,oo dhe pastaj dy të pandehurit e tjerë  B.V dhe V.B duke i shoqëruar të dëmtuarit qoftë kur është bërë pagesa dhe duke i dërguar  për t’ua treguar  vendin ku kinse do të ndërtohej. Të dëmtuarit të hollat i kanë paguar në xhirollogari të Kompanisë  “V. – O – Group” dhe në xhirollogarinë personale të të  pandehurës E. B., e që të gjitha të hollat  tërhiqen brenda ditës. Ndërtimi nuk është bërë dhe të  dëmtuarit nuk kanë marrë banesat e parapara në parakontratë dhe as nuk iu janë kthyer të hollave me përjashtim të disa të dëmtuarve, ashtu që  të njëjtit kanë përfituar mjete  financiare  ne mënyrë te  kundërligjshme  në vlerë prej rreth 1.872,719 euro.

– me çka kanë kryer vepër penale mashtrimi nga neni 335  par.5 lidhur me par.2  dhe  par. 1  dhe nenin 31 të KPRK-së.  

Të  pandehurit E. B., XH.A, B.V,  V.O për shkak se:

Në  kohën, vendin dhe mënyrën  të  përshkruar si nën pikën 1 të këtij dispozitvit, pasi që  janë përfituar mjete financiare në vlerë rreth 1.872,719 euro, e duke ditur se mjetet   financiare të cilat kanë buruar nga aktiviteti kriminal i të pandehurve si nën pikën 1 të  diapozitivit  duke tentuar  ti  konvertonin,  transferonin me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, B.it vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë. Në  bashkëkryerje kanë bërë  shpëlarjen e parave,  ashtu  që i pandehuri XH. A.: fillimisht me datën 03 qershor 2011 ka vepruar në atë mënyrë që duke i mundësuar të pandehurës E.B. si pronare e firmës V. O Group, fshehjen e  gjurmëve të pasurisë – objektit  që kishte filluar ta ndërtoj me mjete financiar të përfituara me aktivitet kriminal,  i njëjti nga e pandehura E.B. ka pranuar autorizimin e vërtetuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Graçanicë i datës 01.08.2011, me të cilin e autorizon të pandehurin XH.A që në mënyrë gjenerale dhe pa  kufizime të përfaqësoj në emër personal dhe në emër të firmës  “ V. – O – Group “ me pronarët  e tokave sipas  kontratave për patundshmëritë  lidhur  me ndërtimin e  banesave. Pasi  që E.  ka pas  obligim ndaj  pronareve të  truallit. Pastaj  i pandehuri  XH.Ame datën 01 gusht 2011, nga e pandehura E.B. pranon një deklarate të vërtetuar në Gjykatën Komunale Prishtinë – Dega Graçanicë, me të cilën vërteton se heq dorë nga implementimi i kontratës për ndërtimin e  banesave dhe  lokaleve afariste  te legalizuara pranë Gjykatës  Komunale në  Prishtinë, dorëheqjen e bënë në favor të të pandehurit XH.A., ndërsa obligimet  ndaj  blerësve   të banesave dhe pune kryesve mbesin obligim i të pandehurës E.B., dhe në fund që të  humbet   gjurmët edhe më shumë  i pandehuri  XH.A,  me datë 16 janar  2012  nënshkruan marrëveshje   për  Investime te  përbashkëta me  biznesin  “ A. Group Sh.A “  me  pronar  D.B,   për ndërtimin  e  banesave  dhe lokaleve afariste të cekura si me  lartë.

I pandehuri  B. V.: në periudhën  kohore  të përshkruar   si  nen piken  1  te  këtij  dispozitivi  duke  ditur se  E. B. dhe  vet mjetet financiare  i ka  përfituar  me aktivitet e kriminal,  me qellim qe  ato mjete  financiare ti  konvertoi  transferoi  me  qellim te fshehjes, apo  maskimit te natyrës, B., vendit  dispozicionit të mjeteve financiar nga e pandehuri E.  B. një automjet  –  V. një  dhomë fjetje, shpenzimet për dasme, shpenzimet për  pushime  verore dhe  shpenzime të tjera.

I pandehuri  V.O në  përudhën kohore të përshkruar si nën pikën 1 të  këtij  dispozitivit  duke ditur se  e pandehura  E. B. mjetet  financiare  i ka përfituar  me aktivitet kriminal me qellim qe  ato mjete  financiare t’i fsheh, maskoi me  qëllime te ndihmës nga e  pandehura  E.  B. me data të ndryshme gjatë viteve 2009, 2010 dhe  2011, përmes  xhirollogarisë personale  pranë W.D në D. ka pranuar mjete  financiare  ne vlere prej  16.000, oo  euro,  pastaj me datën   04. Shtator  2010   ne D. ka pranuar  shumën  e te  hollave, në vlerë prej 14.600.oo euro nga  A.B,  në emër të pagesës së borxhit për blerjen e  një banese  po ashtu nga  E.  me datën  29.01.2010  pranon një veturë në  vlerë prej 35.300,oo euro, si dhe  i ka blere një  truall  ne  fshatin Ll. Komuna e Prishtinës  V.O ne  sipërfaqe prej  5  ari  (500 m2).

  • me këtë kanë  kryer  vepra penale secili  në  bashkëkryerje ne  raport me E.  B. Shpërlarja  e Parave nga neni 32 par.2 pika  2.1, 2.2, 2.5  dhe  2.6  sipas Ligjit për Parandalimin e  Shpëlarjes  së Parave dhe Financimit të Terrorizmin lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Të pandehurës E.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me  burgim ne  kohëzgjatje  prej tetë (8) vite,  si dhe me gjobë në shumën  prej njëqind e njëzetmijë (120.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet  koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të pandehurit B.V gjykata i shqiptoj dënimin unik me  burgim ne  kohëzgjatje  prej pesë (5) vite,  si dhe  dënim   me  gjobë në shumën prej  gjashtëdhjetë mije  (60.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet  koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të pandehurit V.B për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur më lartë i është përcaktuar dënim  me burg  në  kohëzgjatje  prej tri (3) vite si dhe dënim me gjobë në shumën prej pese  dhjete  mije euro (50.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet  koha e kaluar në  masën e arrestit shtëpiak dhe paraburgim.

Të pandehurve E. B, B. V, V. B, sot  ju është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit vazhdojnë të mbrohen në liri.

Të pandehurve XH.A. dhe V.O secilit veç e veç gjykata për vepër penale si në dispozitivin e dytë i caktoj  dënim me burgim ne  kohëzgjatje  prej  dy (2) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej  pesëdhjetë mijë  euro (50.000).

Në qoftë se të pandehurit dënimin me gjobë nuk dëshirojnë apo nuk mund ta paguajnë, gjykata do t’iu  zëvendësoj  dënimin me gjobë me dënim me burgim duke iu llogaritur  një (1)  ditë  burg  me njëzet  (20) euro të  gjobës  por, dënimi  nuk  mund të  tejkaloi  tri  (3) vite.

Të pandehurit secili veç e veç u obliguan në pagesën e shpenzimeve të procedurës penale, të paushallit gjyqësor dhe taksës në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Gjykata konfiskoi truallin në fshatin LL. Komuna e Prishtinë në sipërfaqe prej 5 ari (500m2).

Të pandehurit u obliguan që të paguajnë dëmshpërblimin të dëmtuarve të paraqitur në aktakuzë dhe plotësim.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###