20 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve L.M, A.G dhe N.G për shkak se:
Të akuzuarit L.M dhe A.G:
I. Nga data09.11.2020 e në vazhdimësi deri me datë 31.05.2021, në objektin e Komunës së K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe atë i akuzuari L. në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në kundërshtim me nenin 62, pika 62.2 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe i akuzuari A.G në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në kundërshtim me përshkrimin e detyrave të punës dhe atë, detyra numër pesë (5) , shfrytëzojnë detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në shumën që tejkalon 5.000.00€, për personin tjetër dhe atë për investitorin B. dhe K.R, në atë mënyrë që të akuzuarit fillimisht lëshojnë lejen ndërtimore, e më pas duke vepruar në kundërshtim me nenin 3, 5, 14, 20 dhe 21 të Ligjit për Ndërtim dhe Planin Rregullues Urban, lëshojnë lejen ndërtimore për rindërtim në një objekt në ndërtim e sipër dhe zgjerimin e katit të pestë dhe harmonizimin e këtij kati me katin karakteristik, si dhe me datë 31.05.2021 lëshojnë vendim për plotësim dhe ndryshim të lejeve ndërtimore të lëshuara paraprakisht, me të cilën i lejojnë ndërtimin edhe të 600m2, të konstatuar si Kati i tkurrur me katër njësi banesore dhe me këtë i mundësojnë investitorit të sipërshënuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit.
– me çka në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së.
II. Me datë 07.08.2020, në objektin e Komunës së K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe atë i akuzuari L. në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në kundërshtim me nenin 62, pika 62.2 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe i akuzuari A.G në cilësinë e Udhëheqësit të Sektorit të Ndërtimit dhe Banimit, në kundërshtim me përshkrimin e detyrave të punës dhe atë, detyra numër pesë (5), shfrytëzojnë detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në shumën që tejkalon 5.000.00€, për personin tjetër dhe atë për subjektin ekonomik “G.- K.” Sh.P.K. me investitor B. dhe F.M, në atë mënyrë që të akuzuarit, fillimisht investitorit i’a lëshojnë lejen ndërtimore të datës 04.10.2019 në një objekt në ndërtim e sipër, me ç’ rast i lejohet ndërtimi i objektit afarist-banesor në dy lamela, e më pas duke vepruar në kundërshtim me nenin 3, 5, 14, 20 dhe 21 të Ligjit për ndërtim dhe Planin Rregullues Urban, i lëshojnë lejen ndërtimore me te cilën lejojnë rritjen e etazhitetit në Lamelën II, duke i mundësuar kështu subjektit ekonomik “G.-K.””, me pronar/investitor F. dhe B.M., përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit.
– me çka në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.
I akuzuari L.M.:
Nga data 12.07.2019 e në vazhdimësi deri medatë 22.04.2020 në objektin e Komunës së K., duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë që i akuzuari L., si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e K., duke vepruar në kundërshtim me nenin 129 të Ligjit për Hekurudhat , i cili përcakton distancën e ndërtimeve të objekteve në largësi prej 25m nga hekurudhat, me datë 12.07.2019, pa qenë i autorizuar me ligj, nxjerr vendimin me të cilin i kishte lejuar investitorit ndërtimin e objektit në distancë prej 20.05m largësi nga vija hekurudhore, ndërsa me datë 22.04.2020, nxjerr vendimin duke ndryshuar vendimin paraprak dhe duke e zbritur distancën e largësisë së objektit nga vija hekurudhore në 17m, i cili vendim në mënyrë retroaktive e ka legjitimuar ndërtimin paraprak të investitorit në këtë distancë edhe përkundër që i njëjti ka qenë i njoftuar me kohë me parashtresa si nga e dëmtuara NP IHK “I.” SH.A – Departamenti për Pronë dhe Standarde, Prishtinë, ashtu edhe nga Inspektori i Ndërtimit i Komunës së K., dhe me këtë i ka mundësuar investitorit B.dhe K.R të ndërtoj objektin në kundërshtim me ligjin përkatës dhe me vendimet të cilat janë lëshuar paraprakisht nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ku i njëjti ka vepruar.
– me çka ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
I akuzuari N.G
I. Nga data 12.04.2019, e në vazhdimësi deri me sot, në objektin afarist “V. F.”, i cili gjendet në rr. “S. R.”, Komuna K., i akuzuari në cilësi të inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit, Komuna K., me mosveprim dhe në kundërshtim me përshkrimin e detyrave të punës dhe atë detyra numër 2, 3, 6 dhe 8 duke vepruar në kundërshtim edhe me nenin 29, 30 dhe 31 të Ligjit për Ndërtim, si dhe nenit 6 par. 3 nën par. 3.8 dhe nenit 15 par. 1 nën par. 1.2 të Udhëzimit Administrativ, nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 te Ligjit për Inspektorat, mundëson ndërtimin e objektit afarist në kundërshtim me kushtet me nr. …nr. ..-…/.. dhe lejen ndërtimore nr. …nr….-…/.., me ç’rast investitori XH.R, pronar i subjektit ekonomik “V. F.”, gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive preliminare prej 40.604.00€, në anën jugore tejkalon kufirin kadastral për vlerën prej 23cm, në anën juglindore 54cm, gjersa tejkalon po ashtu vijën ndërtimore prej 250m² nga rruga sekondare në anën lindore të ngastrës, pastaj objekti me ndërtim kalon në ngastrën kadastrale me nr. ../., titullar PSH – U. e cila pronë është nën menaxhim te Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), duke kaluar vijën kadastrale të kësaj ngastre prej 50 cm, si dhe në tërësi objekti nuk është i ndërtuar në terren në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit, të gjetura si dhe të konstatuara si në ekspertizë ashtu edhe në plotësim të ekspertizës gjeodezike ,
– me çka ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
II. Nga data 12.07.2019 e në vazhdimësi deri me sot, në objektin afarist – banesor “E.R.” me investitor B.dhe K.R, i cili gjendet në rrugën “M.M”, Komuna K., i akuzuari në cilësi të inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit – Komuna K., me mosveprim dhe në kundërshtim me përshkrimin e detyrave të punës dhe atë detyra numër 2, 3, 6 dhe 8, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe atë për investitorin e lartcekur, në atë mënyrë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 29, 30 dhe 31 të Ligjit për Ndërtimsi dhe nenit 6 par.3 nënpar.3.8 dhe nenit 15 par.1 nënpar.1.2 të Udhëzimit Administrativ, nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 te Ligjit për Inspektorat, mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në kundërshtimin me kushtet ndërtimore, me ç’rast investitorët gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive preliminare prej 4.412.460€, tejkalojnë vijën ndërtimore me bazën e përdheses prej 165m², në anën e hekurudhës (I) pastaj tejkalojnë vijën ndërtimore me konzolla dhe ballkone në të gjitha anët e objektit, me sipërfaqe prej 317m², e po ashtu objekti është ndërtuar për 69m2 më shumë në katin e V-të dhe 36m2 më shumë në katin e VI-të dhe VII-të për secilin kat veç e veç si dhe objekti nuk është i ndërtuar në terRen në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit përkundrazi objekti është më i madh se sa që është paraparë të ndërtohet, të gjitha këto të gjetura janë të konstatuara si në ekspertizë dhe plotësim të ekspertizës gjeodezike ,
– me çka ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
III. Nga data 04.10.2019, e në vazhdimësi deri me sot, në objektin afarist banesor “G.-K.”” me investitor B.dhe F.M e që gjendet në rrugën “A. K.”, Komuna K., i akuzuari në cilësi të inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit, Komuna K., me mosveprim dhe në kundërshtim me përshkrimin e detyrave të punës dhe atë detyra numër 2, 3, 6 dhe 8 nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe atë për investitorët e sipërshënuar në atë mënyrë, i njëjti duke vepruar në kundërshtim me nenin 29, 30 dhe 31 të Ligjit për Ndërtim si dhe nenit 6 par. 3 nën par. 3.8 dhe nenit 15 par. 1 nënpar. 1.2 të Udhëzimit Administrativ, nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 të Ligjit për Inspektorat, mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në kundërshtim me kushtet ndërtimore, ku investitorët gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive prej 2.210.521.60€, bëjnë zgjerimin e dy Lamelave me diferencë në sipërfaqe prej 3137m² (45.30%), pastaj në anën e rrugës sekondare tejkalojnë vijën ndërtimore me bazën e përdheses si në pikën 2 me gjatësi prej 1.36m, në pikën 3 në gjatësi prej 0.98m, në pikën 4 në gjatësi prej 1.49m dhe në pikën 5 me 0.67m si dhe konzollat dhe ballkonet e kalojnë vijën ndërtimore në të tri anët e ndërtesës, konkretisht në pjesën nga rruga kryesore dhe nga rruga sekondare, po ashtu në tërësi objekti nuk është i ndërtuar në teren në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit, si dhe objekti në teren kishte etazhitet B+P+7K në dy lamelat që i bie 2120m2 më shumë në etazhin e VII-të në të dy lamelat, e që me vendim për leje ndërtimore është i përcaktuar B+P+6+K dhe B+P+6+nk, të konstatuara si në ekspertizë dhe plotësim të ekspertizës gjeodezike ,
– me çka ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77, të KPRK-së.
Të akuzuarit L.M gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim unik me gjobë në shumën prej katërmijepesëqind (4.500) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Të akuzuarit A.G gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim unik me gjobë në shumën prej tremijë(3.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Të akuzuarit N.G gjykata i shqiptoj dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe me gjobë në shumën prej dymijepesëqind (2.500) euro.
Në qoftë se të akuzuarit dënimin me gjobë nuk dëshirojnë apo nuk mund ta paguajnë, gjykata do t’iu zëvendësoj dënimin me gjobë me dënim me burgim duke iu llogaritur një (1) ditë burg me njëzet (20) euro të gjobës.
Të akuzuarve secilit veç e veç ju shqiptua dënimi plotësues – ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, i cili dënim plotësues do të ekzekutohet pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Të akuzuarit secili veç e veç u obliguan në pagesën e shpenzimeve të paushallit gjyqësor në shumën prej nga dyqind (200) euro, në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën prej pesëqind (500) si dhe taksën prej pesëdhjetë (50) euro në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të dëmtuarit I. dhe MMPH, për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
###