Ndërron jetë zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Deçan, Rinora Qorraj.

Ndërron jetë zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Deçan, Rinora Qorraj.

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë zyrtarja ligjore Rinora, e Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Deçan.

Gjykata Themelore në Pejë, ju shpreh ngushëllim familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerës Rinora Qorraj.

Gjykata përherë do ta kujtoj për punën e madhe, si dhe virtytet e saja të larta.

Biografi e shkurtës e Rinores,

Rinora, u lind me 2 tetor 1993.

Shkollën fillore e filloj në shtator të vitit 2000 dhe përfundoj në qershor të vitit 2009 në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Carrabreg, ndërsa shkollën e mesme e filloj në shtator të vitit shkollor 2009/2010 dhe përfundoj në maj të vitit 2012, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Studimet universitare në Fakultetin Juridik i filloj në vitin akademik 2012/2013 dhe i përfundoj me sukses brenda periudhës së parapare kohore 4 vjeçare në vitin 2016.

Pas diplomimit ka kryer praktikën 1 vjeçare në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega Deçan dhe i ka përfunduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në vitin 2018, ka filluar punën në Projektin NCCR në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për disa vite ka punuar në këtë projekt në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe një pjesë edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ndërsa në tetor të vitit 2023 ka vazhduar punën si zyrtare ligjore në Gjykatën Themelore Pejë-Dega në Deçan.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Rinora!