Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtarja Afërdita Mulhaxha

Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtarja Afërdita Mulhaxha

Pejë, 10 mars 2025 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, i ka ndarë mirënjohje Gjyqtares Afërdita Mulhaxha në shenjë vlerësimi për kontributin e saj gjatë viteve në këtë gjykatë.

Me këtë rast, Kryetari Berisha, së bashku me kolegët gjyqtarë dhe stafin administrativ, i kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ndër vite, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe suksese në të ardhmen.