08 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B. për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 06.02.2019, rreth orës 19:30, në Pejë, i pandehuri për qëllime seksuale e cytë të miturën që të futet në automjetin e tij që ta dërgoj në shtëpinë e saj dhe gjatë rrugës i ka ofruar të holla për shërbime seksuale, me të arritur në fshatin Brestovik, vetura është ndaluar nga një patrollë policore e cila pas legjitimimit të pandehurin e ka arrestuar.
Me këto veprime i pandehuri F.B dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.