17.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.M për vepër penale vrasje e mbetur në tentativë ndërsa ka liruar të pandehurit A.I dhe F.K për vepër penale lëndim i lehtë trupor. Të pandehurin D.M, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar…
17.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.M për vepër penale vrasje e mbetur në tentativë ndërsa ka liruar të pandehurit A.I dhe F.K për vepër penale lëndim i lehtë trupor.
Të pandehurin D.M, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro, të cilën shumë i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej 90 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e në rast të mos pagimit të dënimit me gjobë, do t’i zëvendësohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) ditësh ku për çdo njëzetë (20) € të dënimit me gjobë i përcaktohet një (1) ditë burg. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i pistoletës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.
I pandehuri është obliguar në pagimin e shpenzimeve të procedurës penale në shumë prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
I pandehuri D.M shpall fajtor për shkak se:
Me datë 11.09.2018, rreth orës 22:17 minuta, në Pejë, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të pandehurit D, dhe të dëmtuarit A, me dashja ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari A, gjersa ishin brenda kafiterisë, papritmas me grushta e godet të pandehurin D, në pjesën e nofullës së djathtë dhe me vrap fillon të largohet nga lokali, pas tij vrapojnë edhe i pandehuri A dhe i pandehuri D i cili ka bërtitur me zë të lartë “ndal, kush je”, mirëpo A vazhdon të vrapojë dhe në atë moment i pandehuri, nga çanta e tij të cilën e mbante në krah ka nxjerrë pistoletën e tij duke shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit me ç’rast me një predhë e godet në pjesën e sipërme të kokës dhe pasi i dëmtuari vrapon dhe disa metra dhe rrëzohet i pandehuri e godet edhe dy herë me qykë të pistoletës në pjesën e epërme të kokës, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa i dëmtuari dërgohet në spital.
Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Të pandehurit A.I dhe F.K, Gjykata i liroj nga aktakuza se:
Me datë 11.09.2018, rreth orës 21:45 minuta, në Pejë, pasi që i dëmtuari A.B rrëzohet, të pandehuri A dhe F e godasin të njëjtin dy herë me grushta në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor gjersa i pandehuri, e godet të dëmtuarin dy herë me qykë të pistoletës në pjesën e sipërme të kokës e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.
Me çka në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.