11 dhjetor 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën alternative Paraqitja në Stacionin Policor ndaj të pandehurve P.D dhe A.D, për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 07.12.2019 rreth orës 12:54 minuta në Pejë me dashje e me përdorim të forcës i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V.S në atë mënyrë që pas një zënke rreth parkingut të veturave dy të pandehurit e kishin goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë viktimën dhe si pasojë viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i lëndimeve të pësuara.
Me këto veprime të pandehurit P.D dhe A.D kishin për të kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 të KPPRK-së.
Të pandehurve P.D dhe A.D iu është caktuar masa alternative paraqitje në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.