Të nderuar qytetarë, media dhe shoqëri civile ju ftojmë të përdorni opcionin e abonimit në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Pejë. Ky opcion u mundëson përdoruesve të abonohen dhe të kenë qasje në kohë reale për lajmet, njoftimet, dhe raportet zyrtare.
Butoni i abonimit është i vendosur në këndin e majtë të faqes kryesore në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Pejë.
Ky format ka për qëllim shpërndarjen më gjerësisht të përmbajtjeve dhe rritjen e qasjes së gjyqësorit në publik,kjo edhe në bazë të një serie veglash online të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.
Abonohu në uebfaqen e Gjykatës Themelore në Pejë: https://peje.gjyqesori-rks.org/