12.08.2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve L.K dhe V.K, A.U dhe A.U për shkak se:
I pandehuri L.K
Me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka tentuar t’a privoj nga jeta të dëmtuarin A.U e me këtë rast ka vënë ne rrezik edhe jetën e te dëmtuarit tjetër A.U si dhe qytetarëve të tjerë që ishin në rrugë, në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme që kanë pasur ndërmjet vete, i akuzuari L pasi që ishte pajisur me një pistoletë nga i akuzuari V, kishin dal të dy së bashku me veturë dhe pasi që shohin të dëmtuarin A i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij në anën e kundërt të rrugës, i akuzuari L ndalet dhe me të shpejtë del nga vetura me ç’ rast prapa veturës së të dëmtuarit ka shtënë disa herë në drejtim te tij për t’a privuar nga jeta mirëpo nuk ka arritur që t’a qëlloj, në fund të akuzuarit futen në veturë dhe me të shpejtë largohen nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehuri L.K ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
I pandehuri V.K
Me datë 10.09.2019 rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar te afërmin e tij, pikërisht të pandehurin L.K në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë e në dëm të këtu të dëmtuarit A.U në atë mënyrë që ditën kritike e ka pajisur me armë të pandehurin L e pastaj janë nisur me veturë të dy së bashku dhe më të parë të dëmtuarin A.U i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij i pandehuri L del nga vetura dhe gjuan në drejtim të dëmtuari, e pastaj të dy futen në veturë dhe me të shpejtë largohen nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime i pandehuri V.K ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale te vrasjes se rëndë në tentativë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 e lidhur me nenin 33 dhe 28 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
I pandehuri A.U
Me datë 10.09.2019, rreth orës 13:10, në Pejë, me dashje dhe me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore te dëmtuarit K.K, në atë mënyrë që të njëjtën ditë, fillimit kur i pandehuri A ka qenë i sulmuar me armë zjarri nga i pandehuri L, ashtu që i pandehuri A se bashku me të pandehurin A të dy së bashku janë larguar në këmbë dhe gjatë rrugës kanë vërejtur të dëmtarin K, i cili nga frika me shpejtësi ka hyrë brenda një lokali, me ç’ rast i pandehuri A i ka shkuar pas dhe në një largësi prej afro 1.5 metra me pistoletë e plagos të dëmtuarin në këmbën e djathtë, e pastaj largohet nga vendi i ngjarjes gjersa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Pejës.
Me këto veprime i pandehuri A.U ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 3 nën par. 3.1 lidhur me par. 1 nën par. 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
I akuzuari A.U
Me datë 10.09.2019, rreth orës 13:10 në Pejë me dashje ka përdorur forcë ndaj të dëmtarit K.K, në atë mënyre që ditën kritike pasi që i pandehuri A.U ka shtëne një here me armë në drejtim të të dëmtuarit K, të cilin e ka plagosur, pastaj i pandehuri A e ka sulmuar fizikisht duke e goditur dy herë në pjesën e pasme te trupit të dëmtuarin K, e pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes,
Me këto veprime i pandehur A.U ka kryer veprën penale te sulmit nga neni 184 par. 1 të KPRK-së.
Të pandehurit L.K gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vite e gjashtë (6) muaj në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar ne paraburgim. Të njëjtit i është vazhduar paraburgimi pas shpalljes se aktgjykimit, deri ne plotfuqishmëri të aktgjykimit por jo me gjatë se dënimi i shqiptuar.
I pandehuri L.K obligohet që gjykatës në emër të shpenzimeve te procedurës penale t’i paguaj shumen prej shtatëdhjetë (70) €, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej pesëdhjetë (50) €, dhe shumen prej pesëdhjetë (50) € në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë.
Të pandehurit V.K gjykata i shqiptoj dënim me burg ne kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me dënim me gjobë ne lartësi prej njëmijë (1000) € në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar ne paraburgim.Të njëjtit i është ndërprerë paraburgimi pas shpalljes se aktgjykimit, deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
I pandehuri V.K obligohet që gjykatës në emër të shpenzimeve te procedurës penale t’i paguaj shumen prej shtatëdhjetë (70) €, shpenzimet e paushallit gjyqësor ne shumë prej pesëdhjetë (50) €, dhe shumen prej pesëdhjetë (50) € në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të merë formën e prerë.
Të pandehurit A.U gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e nëntë (9) muaj në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar ne paraburgim.
Të pandehurit A.U gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet nëse i pandehuri brenda periudhës një (1) vjeçare nuk do të kryej vepër të re penale.
I pandehurit A.U obligohet që gjykatës në emër të shpenzimeve te procedurës penale t’i paguaj shumen prej pesëdhjetë (50) €, shpenzimet e paushallit gjyqësor ne shumë prej pesëdhjetë (50) €, dhe shumën prej pesëdhjetë (50) € në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të merë formën e prerë.
I pandehuri A.U obligohet që gjykatës në emër të shpenzimeve te procedurës penale t’i paguaj shumen prej pesëdhjetë (50) €, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej pesëdhjetë (50) €, dhe shumën prej pesëdhjetë (50) € në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të merë formën e prerë.
Të pandehurve L.K, V.K dhe A.U iu konfiskohen armët të cilat do të asgjësohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.