Sot, në Gjykatën Themelore në Pejë filluar praktikën profesionale njëzet e pesë studentë të diplomuar në Fakultetin Juridik.
Në ditën e parë të praktikës së tyre njëvjeçare, praktikantët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha së bashku me Administratorin z. Muhamet Asanaj dhe Shefin e Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve z. Arben Haskaj, të cilët praktikantëve iu uruan suksese dhe i njoftuan se gjatë kësaj periudhe do të angazhohen nëpër departamente të ndryshme duke iu mundësuar që të njihen me punën e gjykatës dhe të përfitojnë sa më shumë nga përvoja e tyre gjatë kësaj periudhe të praktikës.