NJOFTIM

NJOFTIM

Në përputhje më nenin 6 të Vendimit Nr.01/2021, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (Vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19), Trupi Menaxhuese i Emergjences së Gjykatës Themelore në Pejë, i udhëhequr nga kryetari Armend Berisha, në mbledhjen e mbajtur më datë 07.04.2021, ka vendosur si në vijim:

  1. Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar, pa prezencën e publikut.
  1. Reduktohet stafi administrativ, deri në masën sa nuk pengohet mbajtja e seancave gjyqësore.
  1. Obligohen të gjithë gjyqtarët dhe stafi mbështetës, prania e të cilëve është e domosdoshme në gjykatë, të respektojnë në mënyrë strikte masat mbrojtëse anti Covid, siç është bartja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe distanca fizike.
  1. Obligohen palët të cilet prezantojnë fizikisht në gjykatë, të respektojnë në mënyrë strikte masat mbrojtëse anti Covid, siç është bartja e maskave në mënyrën e duhur, dezinfektimi i duarve dhe distanca fizike.
  • Matja e temperaturës për secilën palë që frekuenton gjykatën.
  • Ky vendim do të zbatohet për aq sa është në fuqi vendimi Nr.01/2021, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.