Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e 266-të, të mbajtur sot, sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Shemsedin Haxhiaj- Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Istog, me mandat pesë (5) vjeçar duke filluar nga data 1 tetor 2021.
Shemsedin Haxhiaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm Civil në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Istog. Gjyqtari Haxhiaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës me 24 Qershor 2009, ndërsa me datë18 tetor 2011 përfundoi Studimet Postdiplomike-Master në drejtimin penal në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.Në vitin 2012 ka kryer praktikën në avokaturë. Në vitin 2013 e ka dhënë Provimin e jurisprudencës. Në periudhën 2013-2017 ka punuar si avokat me zyre në Pejë ndërsa, me datë 31.07.2017 emërohet si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, pozitë të cilën ende e mbanë.