18 tetor 2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, ka pritur në takim gjyqtaren Ajshe Balaj, gjyqtarin Shemsedin Haxhiaj, dhe gjyqtaren Sabrije Rraci, të cilët së fundmi janë emëruar gjyqtarë mbikëqyrës në degët e Gjykatës Themelore në Pejë.
Fillimisht, Kryetari Berisha i uroj gjyqtarët për detyrën e re duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në menaxhimin e gjykatave përkatëse.
Gjatë këtij takimi, së bashku me gjyqtarët mbikëqyrës u diskutuan çështjen që kanë të bëjnë me organizimin e gjykatave, ku theks të veçantë iu dha diskutimit mbi rritjen e efikasitetit të punës si dhe problemeve dhe sfidave të gjyqësorit sidomos tani në periudhën e pandemisë, ku gjyqtarët mbikëqyrës të sapoemëruar shprehën gatishmërinë e tyre për të dhënë kontributin maksimal gjatë mandatit të tyre. Kryetari shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me gjyqtarët mbikëqyrës me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës, përmirësimit të performancës së gjykatës si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.