3 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.H për shkak se:
Në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kontrakton dhe pranon për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit – dhënies së të hollave të dëmtuarit, në atë mënyrë që në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej dymijenjëqind (2100) euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej dymijë (2000) euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej njëqind (100) euro, ndërsa i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë shtesë dukshëm jo proporcionale prej njëmijepesëqind (1500) euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej njëqind (100) euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej njëmijegjashtëqind (1600) euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguaj deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit e ku i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej njëmijepesëqind (1500) euro.
- me çka ka kryer vepër penale fajdeja nga neni 331 par.1 të KPK-së.
Të pandehurit F.H gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim duhet të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
###