Njëzetë (20) muaj burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë ndaj të pandehurit T.R për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje

Njëzetë (20) muaj burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë ndaj të pandehurit T.R për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje

16 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit T.R për shkak se:

Me datën 05.06.2021, rreth orës 18:10 minuta, me dashje dhe me qëllim të frikësimit përdor armën dhe atë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, në atë mënyrë që pas një konfliktit të mëhershëm në mes të këtyre dy familjeve ditën kritike përderisa i dëmtuari kishte qenë në livadhin e tij, aty  arrin i pandehuri me traktor së bashku me dy dëshmitarë të rastit si dhe tre fëmijët e tij dhe në momentin kur vëren të dëmtuarin përderisa i njëjti ishte duke drejtuar traktorin, ku në kabinë ishte së bashku me një dëshmitare dhe një fëmijë  katër vjeçar ndërsa në rimorkio të ngarkuar me sanë ishte një dëshmitar dhe dy fëmijët e tjerë, për një moment lëshon timonin e traktorit merr pushkën automatike të cilën e kishte të vendosur në pjesën anash traktorit dhe del në rrugë dhe me të njëjtën shtënë dy herë me qëllim të frikësimit të të dëmtuarit S.L, ku ky i fundit duke parë rrezikun shtrihet në livadh për t’i ikur më të keqes dhe aty qëndron disa minuta dhe pasi që sigurohet se është larguar këtu i pandehuri, i njëjti niset për në drejtim të shtëpisë së tij dhe me të arritur tek udhëkryqi përsëri i pandehuri, tani në pozicionin i ulur mbi sanë në rimorkio të traktorit  ku të njëjtin ishte duke e drejtuar tani dëshmitari J. me ta vërejtur të dëmtuarin S., i pandehuri shtënë  me armë dy herë radhazi me ç’rast  predhat e fishekëve kanë depërtuar në xham dhe në mur afër dritares së shtëpisë pronë e S.L. gjersa gëzhojat janë gjetur në mes të udhëkryqit rreth 53 m. larg shtëpisë së të njëjtit ndërsa në distancë prej 80 m. prej vendit ku janë gjetur gëzhojat në vendin ku është bërë gjuajtja e parë .

Me këto veprime i pandehuri T.R ka kryer vepër penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1. të KPRK-së.

Të pandehurit T.R gjykata i shqiptoj DËNIMIN UNIK ME BURG në kohëzgjatje prej njëzet (20)  muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe DËNIM UNIK ME GJOBË në shumë prej njëmijë (1.000) euro, të cilin dënim i pandehuri obligohet ta paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, po qe se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, i njëjti i zëvendësohet me dënim me burg ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) euro.

I pandehuri T.R u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumën prej pesëdhjetë (50) euro,në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Të pandehurit T.R iu shqiptuar dënimi plotësues – konfiskim i armës e cila u urdhërua që të shkatërrohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit ju ndërpre masa e arrestit shtëpiak dhe u lëshua që të mbrohet në liri deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###