Dështon për here të tretë seanca gjyqësore për vepër penale vrasje e rëndë për shkak të mungesës së prokurorit
Në Gjykatën Themelore në Pejë, për shkak të mungesës së prokurorit të shtetit, për herë të tretë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në Departamentin për Krime të Rënda, në rastin PKR.nr.46/23, ndaj të pandehurit J.G, i akuzuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.5 të KPRK-së.Kryetari i trupit gjykues – gjyqtari Shaq Curri konstatoi se Prokuroria ka qenë e njoftuar me kohë dhe në mënyrë të rregullt për datat e seancave gjyqësore. Për mosardhjen e prokurorit në seancë, konform nenit 301 të KPPRK-së, për të tri seancat është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë. Prezent në seanca kanë qenë ekspertët dhe palët e tjera ndërgjyqëse.
Dje, po ashtu për shkak të mungesës së prokurorit të shtetit, ka dështuar të mbahet edhe seanca gjyqësore në rastin PKR.nr.77/19, ndaj të pandehurit L.M, i akuzuar për vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.Kryetari i trupit gjykues – gjyqtari Sami Sharaxhiu, konstatoi se Prokuroria ka qenë e njoftuar me kohë dhe në mënyrë të rregullt për datën e seancës gjyqësore. Për mosardhjen e prokurorit në seancë, konform nenit 301 të KPPRK-së, është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë. Prezent në seancë kanë qenë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.Mos prezenca e shpeshtë e prokurorëve në seancat gjyqësore për të cilat kanë qenë të njoftuara me kohë, ka shkaktuar prolongimin e afatit të trajtimit të çështjeve, e me këtë edhe zvogëlim të efikasitetit të gjykatës në përgjithësi, situatë kjo e cila jo vetëm që po shkakton ngecje në administrimin efikas të drejtësisë por, po ndikon edhe në zvogëlimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë andaj, Gjykata Themelore në Pejë duke vepruar sipas rekomandimeve të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të vazhdojë me publikimin e njoftimeve për rastet e dështimit të seancave për shkak të mungesës së prokurorëve apo palëve të tjera në procedurë.Gjykata Themelore në Pejë, vazhdon të mbetet e hapur për bashkëpunim dhe koordinim me palët në procedurë lidhur me caktimin e datave të seancave, si dhe shprehë mirëkuptim për rastet individuale të mungesës së palëve në procedurë për shkaqe të arsyeshme.See insights and adsBoost postLikeCommentShare